Lajme & Ngjarje
Mos blini dhe mos vendosni njehsorë, ua jep KEDS-i secilit falas! 25-04-2018

KEDS njofton se të gjithë konsumatorëve të vet pa dallim u shpërndanë njehsorët elektrikë falas me rastin e lidhjeve të reja. Asnjë konsumator nuk ka nevojë ta blejë atë, as ta montojë atë.

Instalimi i njehsorëve bëhet nga ekipet e specializuara të KEDS-it. Prandaj, KEDS apelon që t’i shmangni individët joprofesional dhe pa specializime përkatëse për vendosjen e tyre. 

Me Ligjin për Furnizim me Energji Elektrike, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, në këtë rast KEDS, është pronar dhe përgjegjës i aseteve deri tek pika përfundimtare matëse.

Prandaj, që të mos krijohen shpenzime të dyfishta, të gjithë konsumatorët që e kanë përfunduar ndonjë objekt banimi, apo kanë filluar ndonjë aktivitet apo biznes, ku nevojitet lidhje e re, përveç atyre që kanë fuqi instaluese mbi 15 kW, të bëjnë kërkesë në KEDS për orë.

Kompania në kohën më të shkurtër të mundshme do t’i pajisë ata me njehsorë, të cilët janë në pajtim të plotë me Ligjet e Shteti i Kosovës dhe në përputhje me normat dhe standardet më të larta ndërkombëtare.

KEDS në vazhdimësi ka bërë ngritjen e cilësisë së shërbimeve përmes investimeve të vazhdueshme në rrjet që nga nisja e operimeve, pesë vjet më parë.

Nga këto shërbime kanë përfituar direkt dhjetëra mijë konsumatorë anë kënd vendit. KEDS është duke i vazhduar investimet, madje edhe më fuqishëm, në mënyrë që rrjeti të ofrojë shërbime sa më kualitative dhe sa më të sigurta për të gjithë qytetarët e Kosovës.


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00