Lajme & Ngjarje
KEDS investon edhe në Rahovec, përfitojnë qindra qytetarë 11-01-2018

KEDS ka vazhduar ta rrisë kualitetin dhe sigurinë e shërbimeve. Investimin e kompanisë e kanë prekur edhe 75 familje, apo mbi 300 banorë të fshatit Ratkoc të Rahovecit, të cilët tashmë kanë një rrjet komplet të ri elektrik.

Projekti i KEDS-it i planifikuar në këtë anë, ka bërë që të zvogëlohen humbjet teknike dhe rëniet e tensionit, duke rritur direkt cilësinë e furnizimit me energji elektrike.

Banorët e këtij fshati, të cilët kryesisht merren me bujqësi i janë falënderues KEDS-it për investimet në rrjetin energjetik.

Ata e kanë vendosur në piedestal këtë veprim të kompanisë, përderisa konstatojnë që rreziku nga rrjeti i vjetër më nuk ekziston dhe tensioni është shumë i kualitativ. 

“Një investim i duhur që nuk ka të paguar. Nga ana e rrezikshmërisë është vërtet dallim shumë i madh. Na kalonte rrjeti i tensionit të lartë nëpër oborr. Gjithashtu na ka ndihmuar edhe në biznes. Kam një fermë lopësh dhe shpesh makina për mjelje nuk funksiononte nga tensioni i dobët. Tash me vendosjen e trafos së re gjithçka është më së miri “, tha Arton Hoti, banor i këtij fshati. 

Ekipet KEDS-it gjatë këtij projekti kanë vendosur dy trafostacione të reja. Njëra me kapacitet 250 kVA dhe një tjetër është riparuar dhe ka një kapacitet 400 kVA. Gjit

ashtu janë vendosur 62 shtylla të tensionit të ulët dhe 40 të tensionit të mesëm. Është  shtrirë 2,8 km rrjet energjetik të tensionit të mesëm dhe 2,5 km të tensionit të ulët.

 “Kur binte borë rreziku për banorët ka qenë 90 për qind i mundshëm. Tani ai nuk ekziston më dhe rrymën e kemi më të fortë”, thonë banorët. 

Ky projekt është në kuadër të Masterplanit të KEDS-it për investime që shtrihet në tërë territorin e vendit. Deri tash, përfitues direkt janë mbi 100 mijë konsumatorë, të shpërndarë në qindra lokalitete anekënd Kosovës.


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00