Lajme & Ngjarje
KEDS vendos pesë trafo të reja në Llapashticë të Podujevës 30-11-2017

Gjatë muajit muajit tetor të këtij viti KEDS ka përfunduar një projekt tepër të madh në fshatin Llapashticë të Podujevës, me një kosto të përgjithshme mbi 200 mijë euro.

Gjendja energjetike në fshat ka qenë mjaft e rëndë, ku qindra shtëpi furnizoheshin vetëm nga një trafo. Kjo ishte e pamjaftueshme dhe mbingarkesat sillnin ndërprerje të shpeshta dhe pamundësonte furnizimim me energji elektrike.   

Fshati shtrihet në pjesën perëndimore të Podujevës dhe banorët kryesisht merren me bujqësi.

Ramadan Hodolli, banor i fsahtit që merret me kultivimin e mjedrave, shprehet mjaft i kënaqur me investimet e KEDS-it në këto anë.

“Për rymën tash jemi të kënaqur. Kemi pas probleme të mëdha dhe shpesh na u djegnin pajisjet. Mu për veti më janë djegur katër frigorifera nga tensioni i rrymës. Çdo shtëpi ka pas përforcues. Tash jemi mirë, trafo na u ka afru 200-300 m, përpara e kena pas 2-3 km larg,” ka thënë Hodolli.  

Për të përmirësuar rrjetin energjetik këtu KEDS ka vendosur pesë trafostacione të reja të tipit shtyllë 10(20)/0.4 kV edhe atë 2 trafostacione me fuqi instaluese 160 kVA dhe 3 trafostacioe 100 kVA. Po ashtu është rrënuar trafostacioni i vjetër kullë, që ka qenë i vjetër rreth 50 vjet dhe në gjendje majft të keqe që paraqiste rrezik për banorët. Të njëjtën kohë janë vendosur edhe 100 copë shtylla betoni të tensionit të mesëm dhe 164 shtylla betoni të tensionit të ulët. Gjithashtu janë shtrirë kabllo ABC  14,977 m  të tensionit të ulët.

Me këtë investim në të njëjtën kohë është eliminuar rreziku dhe furnizimi me energji elektrike është më kualitaiv dhe kuantitativ. 

Për nevojat e banorëve me shtimin e popullsisë në fshat, KEDS ka zgjeruar kapacitetet energjetike këtu.

Edhe  pronari i një supermarketi, Bekim Havolli, shprehet mirënjohës me punën e KEDS-it.

“ Një prishje kur ndodhke, krejt fshati mbetke pa rrymë. Tash punojmë pa problem dhe jemi të kënaqur”, ka thënë Havolli.

   
Janë 163 familje që përfitojnë nga ky investim i KEDS-it.
 

 


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00