Lajme & Ngjarje
KEDS përkujdeset për mbi 200 bizneset e Gremes 05-07-2017

http://telegrafi.com/keds-perkujdeset-per-mbi-200-bizneset-e-gremes/
http://www.kosovapress.com/sq/ekonomi/keds-perkujdeset-per-mbi-200-bizneset-e-gremes-121643/
http://gazetablic.com/keds-perkujdeset-per-mbi-200-bizneset-e-gremes/
http://aab-edu.net/media/gazetaknn/keds-perkujdeset-per-mbi-200-bizneset-e-gremes/

Mbi 200 biznese në fshatin Greme të Ferizajt tani do të zhvillojnë më lehtë biznesin e tyre. Këtë ua ka mundësuar KEDS-i pas investimit të radhës që bëri në fshatin më të industrializuar të Kosovës.

Energjia elektrike është shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik. Duke e pasur parasysh këtë, KEDS u jep prioritet zonave ku aktivitetet ekonomike janë më të theksuara dhe ndikojnë direkt në mirëqenien e qytetarëve. Në këtë aspekt, investimi i radhës është bërë në fshatin Greme të Ferizajt, i njohur me fabrikat e shumta të mobilieve.

Në fshat KEDS ka vendosur dy trafo të reja me një kapacitet prej10(20)/0.4kV të tipit blind. Njëra me fuqi S=630kVA, kurse tjetra  S=400kVA , që kanë rritur dukshëm kapacitetet energjetike në këtë anë.

Gjatë këtyre punimeve është bërë edhe implementimi i 135 shtyllave të tensionit të ulët, 28 shtylla të tensionit të mesëm, 5900m rrjet të tensionit të ulët, 1000 m rrjet të tension-it të mesëm.
Përveç bizneseve nga këto investime kanë përfituar edhe 275 familje të këtij fshati.

Banorët thonë që pajisjet elektrike nuk kanë pasur shanse t’i përdorin ditën, ato i përdornin vetëm natën, kur tensioni ishte pak më mirë. Tani gjithçka është ndryshe.

Në fshat edhe përfaqësuesit e bizneseve thonë që gjendja ka qenë shumë e rëndë dhe e kanë pasur të vështirë për të zhvilluar biznesin. Tensioni sidomos gjatë ditës ka qenë shumë i dobët.

“Gjendja energjetike më parë ka qenë katastrofale. Tensioni gjatë ditës kurrë nuk kalonte 150 volt. Punën e bënim me rregullatorë të tensionit, por nuk kemi mundur të punojmë me kapacitet të plotë. 
Me investimin e ri që ka bërë KEDS-i është rregulluar gjithçka, ka thënë Arben Rexhepi, pronar i fabrikës për përpunimin e qelqit “Loni Gglass”, dhe njëkohësisht sekretar i Shoqatës së Bizneseve në Greme.

Rexhepi gjithashtu shton se kanë bashkëpunim të ngushtë me KEDS-in dhe se janë pagues të rregullt të energjisë elektrike, prandaj edhe furnizimin e duan të jetë i rregullt.

“Kemi pasur takime edhe me stafin menaxherial të KEDS-it dhe bashkëpunimin e kemi në nivel”, shton Rexhepi.

KEDS po shtrin investimet në të gjithë territorin e Kosovës dhe me këtë synon që të përmirësojë furnizimin me energji elektrike dhe të jetë sa më afër konsumatorëve. 


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00