Lajme & Ngjarje
KEDS është mobilizuar maksimalisht për siguri të furnizimit me energji elektrike gjatë ditë së votimit 11-06-2017

KEDS/KESCO njofton se është mobilizuar komplet që të ofrojë siguri maksimale të furnizimit me energji elektrike për ditën e votimit, pra të dielën.

Gjendja e gatishmërisë së plotë nisë qysh në ora 7:00 të mëngjesit të së dielës, kur edhe nis votimi. Mobilizimi përfshinë angazhim tri herë më të madh në numër të punëtorëve se sa në ditët e zakonshme.

Paralelisht, KEDS ka bërë edhe planifikimin dhe organizimin e punëve në terren si dhe të logjistikës. Në kuadër të mobilizimit parashihet ofrimi i sigurisë maksimale të furnizimit me energji elektrike për të gjitha qendrat e votimit dhe zonat me caktim të drejtpërdrejtë të përgjegjësive për vendet e caktuara, si dhe reagimi/intervenimi në kohën më të shkurtër të mundshme në rast të ndonjë problemi.

Ekipet e KEDS-it janë të koordinuara dhe kanë përgjegjësitë e ndara të reagimit duke përfshirë secilën qendër votimi. Në secilën qendër të votimit do të bëhet edhe monitorimi i situatës në vazhdimësi nga ekipet mobile.

Përveç kësaj ne kemi krijuar edhe Protokollin e Komunikimit. Në secilën qendër do të jenë të dhënat kontaktuese për ekipin përgjegjës për atë qendër.
Secili qytetar inkurajohet që të shkruajë në faqen zyrtare të KEDS-it në facebook, KEDS Energy, ku personat përgjegjës do t’ju përgjigjen në kohë reale dhe do ta transmetojnë ndonjë informatë tek zyrtarët përgjegjës.

Secili qytetar mund të kontaktojë edhe në Qendër të Thirrjeve në numrat 038 501 701 1000 dhe 038 791 000 apo email contactcenter@keds-energy.com.

Në qendrat e votimit gjithashtu do të jenë kontaktet e ekipit që është i caktuar për qendrën përkatëse.

KEDS e ka marrë me seriozitetin më të lartë sigurinë e furnizimit me energji elektrike, e në këtë rast edhe bashkëpunimi i qytetarëve është shumë i rëndësishëm.


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00