Pyetje të shpeshta
1. Si të bëhem konsumator shtëpiak i KEDS?

Për t’u regjistruar si konsumator i ri shtëpiak, ju duhet të paraqiteni në sportelet e Shërbimit për Konsumatorë dhe të plotësoni aplikacionin për lidhje të re. Me vete duhet të keni dokumentin identifikues. Nga ekipet e KEDS-it do të bëhet pranimi teknik. Pastaj do të bëni kërkesën për kyçje dhe të nënshkruani kontratën për furnizim me energji elektrike.

KEDS-i do ta bëjë lidhjen e pikës matëse të konsumatorit brenda 48 orëve, prej pranimit të kërkesës për kyçje. Pas kësaj, konsumatori do të ketë status legal dhe mund t’i gëzojë të gjitha të drejtat sipas kontratës së nënshkruar për furnizim me energji elektrike. Për më shumë informata lexo

2. Si të bëhem konsumator komercial?

Që të regjistroheni si konsumator i ri, ju duhet të paraqiteni në sportelet e Shërbimit për Konsumatorë dhe të plotësoni aplikacionin për lidhje të re. Me vete duhet të keni dokumentin identifikues dhe çertifikatën e biznesit. Nga ekipet e KEDS-it do të bëhet pranimi teknik. Pastaj, do të bëni kërkesën për kyçje dhe të nënshkruani kontratën për furnizim me energji elektrike.

KEDS-i do ta bëjë lidhjen e pikës matëse të konsumatorit brenda 48 orëve, prej pranimit të kërkesës për kyçje. Pas kësaj, konsumatori do të ketë status legal dhe mund t’i gëzojë të gjitha të drejtat sipas kontratës së nënshkruar për furnizim me energji elektrike. Për më shumë informata lexo

3. Si ta realizoj një kërkesë në KEDS?

Të gjithë Ju që jeni konsumatorë të KEDS Sh.A. mund të bëni kërkesa për shërbime të ndryshme. Stafi i KEDS Sh.A. do të përpiqet që këto kërkesa t’i realizojë sa më shpejt, duke respektuar Legjislacionin në fuqi, në bazë të të cilit edhe funksionon KEDS-i. Të gjitha kërkesat tuaja mund t’i paraqitni duke plotësuar formularin në sportelet e Shërbimit për Konsumatorë. Mënyra tjetër është të dërgoni kërkesën tuaj me postë elektronike në adresën contactcenter@keds-energy.com apo përmes web-faqes www.keds-energy.com te fusha IDEJA IME. Për më shumë informata lexo

4. Si të bëj një sugjerim, njoftim apo ankesë?

Për të bërë një sugjerim, njoftim apo ankesë, Ju mund t’i paraqitni ato në sportelet e Shërbimit ndaj Konsumatorëve.
Mënyra tjetër është të dërgoni me postë elektronike në adresën contactcenter@keds-energy.com, apo përmes web-faqes
www.keds-energy.com
te fusha IDEJA IME.
Për më shumë informata lexo

5. Si të bëj një sugjerim, kërkesë, kompliment apo ankesë për shërbimet e ofruara nga stafi i KEDS-it?

Për të bërë një sugjerim, kërkesë, kompliment apo ankesë Ju mund ta paraqitni atë duke e plotësuar formularin përkatës dhe ta vendosni në kutitë e sugjerimeve nëpër të gjitha distriktet/nëndistriktet e KEDS-it.

6. Ku mund të informohem lidhur me orarin e furnizimit me energji elektrike?
Informatat lidhur me orarin e furnizimit me energji elektrike mund t’i merrni në webfaqen e KEDS, te rubrika Plani i Furnizimit & Kategorizimi
7. Ku mund të informohem lidhur me ndërprerjet e energjisë elektrike në lagjen apo qytetin tuaj?
Informatat lidhur me ndërprerjet për shkak të punëve të planifikuara dhe mirëmbajtjes së rrjetit, mund t’i merrni në webfaqen e KEDS te rubrika Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit
8. Ku mund të raportoj një keqpërdorim nga ana e zyrtarit të KEDS apo edhe nga ana e qytetarëve?
KEDS Sh.A. ka njësinë e Auditimit të Brendshëm, e cila kujdeset që kompania të jetë profitabile dhe në shërbim të konsumatorëve. Për çfarëdo sjellje jo të mirë apo veprime të kundërligjshme; si nga punëtorët e kompanisë apo edhe nga qytetarë jo të ndërgjegjshëm, ju mund të raportoni në numrat tonë të telefonit dhe me postë elektronike që mund t’i gjeni në webfaqe të KEDS, në rubrikën Lajmëro keqpërdorimin!
9. Ku mund të gjej informata lidhur me faturën e energjisë elektrike?

Fatura e energjisë elektrike çdo fillim të muajit ju vjen në shtëpinë tuaj. Mundësi tjetër është edhe marrja e faturës online. Gjithashtu, ju mund të printoni faturën tuaj në çdo Qendër të Kujdesit ndaj Konsumatorit.

10. Si të shikoj faturën online?
Për të shikuar faturën online ju duhet të regjistroheni. Procedurat e regjistrimit mund t’i lexoni në Manualin e regjistrimit për faturë online
11. Ku mundem të gjej informata lidhur me shpjegimin e faturës?
Informatat lidhur me shpjegimin e faturës mund t’i merrni në webfaqen e KEDS, në rubrikën Fatura dhe Pagesa
12. Cilat janë mënyrat e pagesës së energjisë elektrike?
KEDS Sh.A. ofron disa mënyra të pagesës së energjisë elektrike, të cilat mund t’i gjeni në webfaqen e KEDS, te rubrika Fatura dhe Pagesa
13. A mund të paguaj faturën e energjisë elektrike me anë të shërbimeve e-banking në bankën me të cilën operoj, edhe nëse kontrata me KEDS-in nuk është në emrin tim (p.sh: faturën e prindërve apo të qiradhënësit)?
Po, ju mund të kryeni pagesat me anë të këtyre shërbimeve nëse keni bërë një marrëveshje me bankën me të cilën operoni. Mjafton që në momentin e kryerjes së pagesës të plotësoni në mënyrë të saktë informacionet që do t’ju kërkohen.
14. Qiramarrësi im nuk i ka paguar faturat e energjisë elektrike dhe është larguar tashmë. Kush duhet t’i paguajë ato?

Titullari i vetëm i kontratës njihet personi, emri i të cilit është i regjistruar në sistemin e faturimit. Duke qenë se fatura është një titull ekzekutiv, titullari i kontratës është përgjegjës për shlyerjen e detyrimeve. Prandaj, është e nevojshme që marrëdhëniet e ndërmjetme të shfrytëzimit të banesës apo objektit, përfshirë këtu edhe konsumin e energjisë elektrike, të na komunikohen menjëherë, në mënyrë që qiramarrësi juaj të pasqyrohet në sistemin e faturimit si konsumator i KEDS-it. Për të mundësuar këtë, është e nevojshme që të paraqiteni pranë qendrave tona, me një kopje të noterizuar të kontratës së qirasë, ku të nënshkruani edhe një deklaratë për kalimin e pronësisë së kontratës nga ju te qiramarrësi, pasi të merret edhe aprovimi paraprak me shkrim i qiramarrësit.

15. Unë e kam marr faturën e energjisë për muajin e kaluar vetëm me tarifë fikse. Pse ndodh kjo? Nëse faturimi për të dy muajt do të jetë i pasqyruar në një faturë, a ndikon kjo në faturim me tarifa më të larta?

KEDS faturon çdo konsumator për konsumin mujor. Nëse për shkak të mosmundësisë së qasjes te matësi i juaj për të lexuar konsumin, fatura e atij muaji do të jetë fikse, ju do të faturoheni në muajin pasues. Në rast se ky faturim ndikon në blloqe, ne marrim masa të menjëhershme për sistemimin e faturimit dhe shpërndarjen e drejët të tarifës për të gjithë periudhën e faturimit.

16. Cka është IDEJA JUAJ?
Fusha IDEJA JUAJ është shërbim i ri online i Departamentit për Shërbim ndaj Konsumatorëve në KEDS. Është një mundësi më shumë që KEDS u ofron konsumatorëve dhe gjithashtu një mundësi për KEDS që të përmirësojë cilësinë e shërbimeve të veta. Shërbimi online u mundëson konsumatorëve që të bëjnë një kërkesë, sugjerim, ankesë apo njoftim online dhe të trajtohen njësoj sikurse ta bëjnë atë në sportelet e KEDS. Për t’iu qasur këtij shërbimi, ju duhet të regjistroheni paraprakisht. Procedurat e regjistrimit është e njejtë me procedurën e regjistrimit për Faturën online.

Nëse keni pyetje tjera të cilat nuk i gjeni këtu, ju lutem kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrat 038 501 701 1000 dhe 038 791 000 ose mënyrë tjetër është të dërgoni pyetjen tuaj me postë elektronike në adresën contactcenter@keds-energy.com, përmes kutisë së sugjerimeve nëpër të gjitha distriktet/nëndistriktet apo përmes web-faqes www.keds-energy.com te fusha IDEJA IME.
Keds Call Center
Shërbime online
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 038 501 701 1000
038 791 000

Ligjet e aprovuara nga Parlamenti i Republikës së Kosovës

Ligji pr energjin
Ligji pr energjin elektrike
Ligji pr Rregullatorin e energjis
Ligji pr TVSH
Ligji pr Agjencin Kosovare t Privatizimit
×

Urdhëresat administrative

Urdhresa 2008/5 pr pronat e uzurpuara
Urdhresa 2004/2 pr pronat e uzurpuara
×

Rregullat e aprovuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë

Rregulli pr zgjidhjen e kontesteve n Sektorin e energjis
Rregulli pr kushtet e prgjithshme t furnizimit me energji elektrike
Rregulli pr kyjen dhe shkyjen e konsumatorve n Sektorin e energjis n Kosov
×

Procedurat dhe kodet e KEK sh.a

Procedura pr ankesa t prgjithshme t konsumatorve
Procedura pr identifikimin dhe parandalimin e shfrytzimit t paautorizuar t energjis elektrike
Procedura e Qendrs s Thirrjeve
Kontrata e furnizimit me energji elektrike pr konsumatort e amvisris
Kontrata e furnizimit me energji elektrike pr konsumatort komercial
Procedura pr mbylljen e llogaris
Procedura pr lidhje t re
Procedura e prkohshme pr faturimin dhe leximin e konsumatorve
Kodi i matjes i Operatorit t Shprndarjes
Kodi i Shprndarjes i OSSH-s
Kodi i Sjelljes dhe Etiks / KEK Code of Ethics
Kodi i puns pr qasje n tok dhe ndrtesa
×