• Profili i KEDS
  • Profili i aksionarëve ÇALIK Holding dhe LIMAK Holding

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), është shoqëri aksionare me operim në tërë territorin e Kosovës. KEDS sh.a. ka ekskluzivitetin e furnizimit me energji elektrike dhe shpërndarjes së saj. KEDS sh.a. është themeluar në vitin  2009, ndërsa ka filluar aktivitetet e saj operative më 8 Maj 2013, kur është ndarë përfundimisht nga KEK sh.a.

KEDS Sh.A. është pronë e kompanive prestigjioze turke Çalik Holding dhe Limak. Ky konzorcium kishte ofertuar me çmimin më të lartë në tenderin e hapur për privatizimin e ish- Distribucionit të KEK-ut.

KEDS Sh.A. ka 2,628 punëtorë duke qenë një nga punëdhënësit më të mëdhenj në Kosovë.

KEDS Sh.A. në bazë të licencave nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë operon me distribuimin e energjisë elektrike dhe furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike. Për të operuar në mënyrë sa më efikase kompania është e ndarë në dy divizione bazë: Divizioni i Furnizimit dhe Divizioni i Shpërndarjes, ndërsa ka në kuadër të saj edhe departamentet mbështetëse. Këto divizione për të qenë sa më afër konsumatorëve janë të shpërndara në 7 distrikte me lokacion në shtatë qytetet kryesore të Kosovës dhe në 30 nëndistrikte, ku përfshihen komunat e vendit. 


Divizioni i Furnizimit 

Ky divizion bën furnizimin me energji elektrike të mbi 470 mijë konsumatorëve, të ndarë në tri kategori: Konsumatorë të amvisërisë, komercial dhe industrial. Këtyre konsumatorëve u shërbejnë Specialistët e Daljeve, të cilët bëjnë leximin e gjendjes së njehsorëve në bazë  mujore, dërgimin e faturave te konsumatorët dhe janë përgjegjës për marrëdhëniet direkte KEDS - Konsumator. Në kuadër të këtij divizioni janë edhe arkat për pagesë të energjisë elektrike të shpërndara në të gjitha qytetet e Kosovës.

Divizioni i Furnizimit ka shtatë qendra për përkujdesje ndaj konsumatorëve të shpërndara në shtatë distriktet e korporatës. Këto qendra shqyrtojnë secilën kërkesë-ankesë të konsumatorëve. Ky divizion ka edhe Qendrën e Thirrjeve e cila informon konsumatorët në detaje për secilën ndodhi, kërkesë apo paqartësi që ata kanë. Konsumatorët janë të obliguar që ta kontaktojnë këtë qendër për t’u informuar në rast të ndonjë defekti apo informatë tjetër relevante.  Informatat shkëmbehen  përmes linjave telefonike dhe komunikimit elektronik.

Divizioni i Shpërndarjes

Divizioni i Shpërndarjes ka për detyrë që të bëjë shpërndarjen e energjisë elektrike deri te konsumatori i fundit, menaxhon dhe mirëmban asetet e KEDS-it në terren. Në kuadër të këtij divizioni janë te përfshira linjat e Tensionit të Mesëm 35 kV, 10 kV dhe 6 kV (kilovolt) së bashku me trafostacionet përkatëse, Trafostacionet 10/0.4 kV,  linjat e Tensionit të Ulët 0.4 kV, si dhe mbi 485 mijë njehsorë individual te konsumatorëve.

Divizioni i Shpërndarjes menaxhon me këto asete:

  • Rrjeti i nivelit 35 kV ka një gjatësi prej rreth 625 km,
  • Rrjeti i nivelit 10(20) kV ka një gjatësi prej rreth 1,259 km,
  • Rrjeti i nivelit 10 kV ka një gjatësi prej 5,743 km,
  • Rrjeti i nivelit 6 kV ka një gjatësi prej rreth 50 km,
  • Rrjeti i nivelit 0.4 kV ka një gjatësi prej rreth 11,636 km,
  • Numri i nënstacioneve të nivelit 35/10 kV është 46,
  • Numri i nënstacioneve të nivelit 35/10/6 kV është 11
  • Numri i nënstacioneve të nivelit 35/0.4 kV është 12
  • Numri i nënstacioneve të nivelit 10(20)/0.4 kV është 2,266
  • Numri i nënstacioneve të nivelit 10/0.4 kV është 5,224 dhe
  • Numri i trafostacioneve të nivelit 06/0.4 kV është 53.

Nga ky Divizion lėshohen pėlqime energjetike, lejet pėr kyēje nė sistemin elektroenergjetik pėr konsumatorėt individual dhe gjithashtu bėn mirėmbajtjen e rrjetit elektroenergjetik nėn menaxhimin e KEDS-it.

.
ÇALIK Holding

ÇALIK Holding është krijuar në vitin 1981 nga Ahmet Çalık, pjesëtar i familjes Çalık, të cilët kanë filluar aktivitetet komerciale qysh në vitet e 1930-ta. Sot, Grupi ka të punësuar rreth 20, 000 punëtorë në të gjitha njësitë biznesore, të shpërndara në 17 vende, në sektorët: energjia, telekomi, tekstili, ndërtimi, financat, mediat dhe minierat.

Si një nga kompanitë më të mëdha industriale në Turqi, Çalık Holding vazhdon të jetë në mesin e investitorëve liderë turk në Lindjen e Mesme dhe në Ballkan, dhe ka një qarkullim prej 2.8 miliardë dollarësh amerikanë. Me asete të konsiliduara prej 8 miliardë dollarësh, Çalık Holding aktualisht është duke punuar në projektet në vlerë prej 20 miliardë dollarë.

Çalık Holding është një faktor i rëndësishëm në sektorin e energjisë. Kompania është zgjeruar në këtë sektor dhe tashmë ka në kuadër të saj edhe kompanitë Yeşilırmak Elektrik Dağıtım YEDAŞ, që furnizon me energji elektrike pesë qytete të rëndësishme në Turqi dhe Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS). Çalık Holding është e përfshirë edhe në aktivitete tjera të shumta energjetike, si brenda Turqisë ashtu edhe në vende tjera, si renovimi i infrastrukturës elektrike në një pjesë të Turkmenistanit, stabilizimi i centralit elektrik nga gazi në Gjeorgji dhe termocentralit Navol në Uzbekistan.

Investimet energji të Çalık Holding

  • Çalık Enerji si pjesë e Çalık Holding, ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 200 milionë dollarësh amerikanë për të ndërtuar centralin e parë të kombinuar në Gjeorgji.
  • Çalık Enerji këtë vit do të fillojë me modernizimin e centralit të kombinuar me gaz natyror në Turkmenistan me kapacitet prej 750 MW.
  • Çalık Enerji ka përfunduar tash 80% të punimeve në ndërtimin e termocentraleve Al Khairat dhe Nainawa në Irak me kapacitet prej 2000 MW.
  • Çalık Enerji ka fituar tenderin dhe ka në bashkëpronësi Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), që ka mbi 450 mijë konsumatorë dhe shpërndan mbi 5 miliardë kWh energji elektrike në vit.




LIMAK Holding

LIMAK Holding është krijuar në vitin 1976. Gjatë zhvillimit kjo kompani është zgjeruar dhe zhvillon aktivitetet e saj në disa sektorë, duke përfshirë energjinë, turizmin, cementin, infrastrukturën, menaxhimin dhe operimin e aeroporteve, menaxhimin e porteve, si dhe sektorët e ushqimit dhe aviacionit.

Limak Construction ka kompletuar me sukses të plotë shumë projekte me vlerë të përgjithshme prej më shumë se 6 miliardë dollarë amerikanë, duke përfshirë aeroporte, porte, autostrada, hidrocentrale, fabrika industriale, tubacione të naftës dhe gazit, komplekse ndërtesash dhe hotelesh. Njëherësh është në mesin e kompanive ndërtuese më të mëdha ndërkombëtare të listuara nga revista Engineering News Record.

Një nga degët e kompanisë është edhe Limak Energy Group, që është aktive në tërë zinxhirin energjetik, duke përfëshirë prodhimin, distribuimin, shitjen dhe tregtimin e energjisë elektrike. Në targetet e saj strategjike, Limak Energy Group vazhdon të zhvillojë projekte të reja, me qëllim që të arrijë 5000 megavatë kapacitete prodhuese. Aktualisht, Limak Energy prodhon me 5 hidrocentrale, ndërsa deri në vitin 2014 kompania synon të lëshojë në prodhim edhe tri hidrocentrale të tjera. Kompania është bërë lidere në treg për shpërndarjen e energjisë elektrike, duke fituar tenderët për privatizimin e kompanive distribuese Bogazici dhe Akdeniz në Turqi dhe Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike në Kosovë.

Limak është i përfshirë në një gamë të gjerë të aktiviteteve energjetike.

Aktivitetet në gjenerim të energjisë elektrike:

  • Hidrocentrali Alkumru në lumin Dicle-Botan në Sirte me kapacitete të instaluara prej 266 MW dhe kapacitet vjetor të prodhimit prej mbi 1000 GWh.
  • Hidrocentrali Uzunçayır në lumin Munzur në Tunceli me kapacitet prej 84 MW dhe kapacitet vjetor prej 322 GWh.
  • Hidrocentrali Seyrantepe Dam në rrjedhën Peri të lumit Firat në Elazığ me kapacitet të plotë të instaluar prej 59 MW dhe kapacitet vjetor prej 164 GWh.
  • Hidrocentrali Pamuk në rrjedhën Pamuk në Mersin, me një kapacitet prej 24 MW dhe kapacitet vjetor të prodhimit prej 94 GWh.
  • Hidrocentrali Çal në kufinjtë e provincës Denizli me kapacitet prej 2.2 MW dhe prodhim vjetor prej 12 GWh.
  • Termocentrali gjeotermal Buharkent me kapacitet prej 15 MW dhe kapacitet vjetor prej 110 GWh.

Limak ka në ndërtim e sipër edhe disa hidrocentrale, si: Pembelik me kapacitet prej 130 MW dhe kapacitet vjetor prej 405 GWh, Tatar me kapacitet prej 131 MW dhe kapacitet vjetor prej 421 GWh, Kirazlık me kapacitet prej 45 MW dhe kapacitet vjetor prej 150 GWh, si dhe ka fituar tenderin për privatizimin e termocentralit me gaz natyror Hamitabat, me kapacitete operative prej 1156 MW dhe si pjesë e investimeve, Limak parasheh ta transformojë këtë termocentral me efiçientin në Turqi.

Shpërndarja e energjisë

Limak është akisionar në disa rrjete distributive:

  • UEDAŞ merret me shpërndarjen dhe shitjen me pakicë të energjisë elektrike në provincat Bursa, Balıkesir, Çanakkale and Yalova. Ka 2.7 milionë konsumatorë dhe shpërndan 10 miliardë kWh. Limak ka në pronësi 33% të aksioneve.
  • ÇEDAŞ merret me shpërndarjen dhe shitjen me pakicë të energjisë elektrike në provincat Yozgat, Sivas and Tokat dhe ka 725 mijë konsumatorë dhe shpërndan 3 miliardë kWh. Limak ka në pronësi 33% të aksioneve.
  • BEDAŞ merret me shpërndarjen dhe shitjen me pakicë të energjisë elektrike në pjesën evropiane të Stambollit. Gjithsej ka 4.3 milionë konsumatorë dhe shpërndan 25 miliardë kWh. Limak ka në pronësi 33% të aksioneve.
  • AEDAŞ merret me shpërndarjen dhe shitjen me pakicë të energjisë elektrike në provincat e Antalia, Isparta dhe Budur. Ka 1.7 milionë konsumatorë dhe shpërndan 7.5 miliardë kWh. Limak ka në pronësi 33% të aksioneve.
  • KEDS merret me shpëndarjen dhe shitjen me pakicë të energjisë elektrike në Kosovë. Ka 450 mijë konsumatorë dhe shpërndan 5 miliardë kWh. Limak ka në pronësi 50% të aksioneve.

Keds Call Center
Shërbime online
Konsumatorët shtëpiak & komercial

Shërbime për konsumatorë shtëpiak & komercial

Fatura dhe pagesat

Informata për shpjegimin e faturës dhe mënyrat e pagesës

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 038 501 701 1000
038 791 000